Ndërsa gara për të kandiduar për tu bërë pjesë e Prokurorisë Speciale do të jetë e hapur deri nesër, listës i shtohet një emër i rëndësishëm. Donika Prela, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka aplikuar sot të jetë pjesë e SPAK.

Pak kohë më parë, ndonëse pati shumë akuza, Prela arriti kalonte vettingun e të konfirmohej në detyrë.

Po sot 6 prokurorë të tjerë kanë aplikuar për të qenë pjesë e SPAK. Ata janë prokurori i Apelit Tiranë, Altin Dumani, prokurorja Enkeleda Osmani, prokuroja në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, Elida Kackini (Celami). Gjithashtu ka aplikuar për të qenë pjesë e SPAK edhe Enkeleda Millonai, Prokurore ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan. (Aktualisht me Urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme është ne pozicionin e Drejtuesit të kësaj Prokurorie) dhe Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Maksim Sota. Pa ashtu ka aplikuar edhe Prokurorja e Krimeve të Rënda, Elisabeta Imeraj.

Data e aplikimeve ishte fillimisht deri më 6 shkurt, por ky afat u shty deri më 21 shkurt pasi nuk kishte mjaftueshëm kandidatë.

Deri më tani për të qenë pjesë e SPAK kanë aplikuar 23 prokurorë për 15 vende. Në institucionet e reja që pritet të formohen për llogari të reformës, pritshmëria më e lartë publikë është për SPAK, strukturën e veçantë që do të hetojë dhe vendosë para përgjegjësisë politikanët dhe zyrtarët e lartë.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Lista e aplikimeve për në SPAK:

1.Klodjan Braho Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
2. Besnik Muci Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
3. Anton Martini Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
4. Edvin Kondili Prokuror pranë Prokurorisë për Krime të Rënda.
5. Ened Nakuci Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda
6. Eugen Beci Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda
7. Doloreza Musabelliu Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
8. Arben Kraja Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
9. Vladimir Mara Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
10. Dritan Prenci Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
11. Shkelzen Cena Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Diber, aktualisht i komanduar në Prokurorinë e Tiranës.
12. Behar Dibra Prokuror pranë Prokurorisë për Krime të Rënda.
13. Besim Hajdarmataj Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda
14. Dorina Bejko Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec.
15. Vate Staka Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër
16. Fatmir Hoxhaj Drejtor në Drejtorinë e Administrimit të Pronës Shtetërore, Ministrinë e Financave, 12 vite në sistemin e Prokurorisë
17. Altin Dumani Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
18. Enkeleda Osmani(Xhengo) Prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës
19. Elida Kackini (Selami) Prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
20. Enkeleda Millonai, Prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, aktualisht drejtuese e kësaj Prokurorie.
21. Maksim Sota Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës
së Parë Vlorë
22. Donika Prela Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Aktualisht drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda
23. Elisabeta Imeraj Prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb