TIRANE

Donika Prela, drejtuesja e komanduar e Prokurorisë së Krimeve të Rënda do të përballet sot me Vettingun. Prela do të vlerësohet nga trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari.  Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Prela ka kryer studimet për drejtësi në vitet 1995-1999 si dhe Shkollën e Magjistraturës në vitet 1999-2002 si dhe ka punuar si prokurore pranë Prokurorisë së Durrësit më shumë se 15 vite. Në maj 2018, Prela u komandua në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb