Në një ambient sa zyrtar, aq edhe të thjeshtë, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte, u pritën të enjten për drekë nga perandori i ri i Japonisë, Naruhito, në pallatin presidencial, në zemër të Tokios.

”Nuk mund të shkosh me vonesë tek perandori”, kërkoi ndjesë Emmanuel Macron duke u larguar në orët e paradites nga një takim me sipërmarrësit japonezë dhe francezë, në ditën e dytë të vizitës së tij në Japoni.

Momenti i mbërritjes në Kokyo, pallati perandorak, i rrethuar nga një park i madh, ai zhvilloi të bisedë të shkurtër me Naruhiton.

Rreth 30 persona u ulën në tryezë, të afërm të perandorit, përfshirë perandoreshën Masakoc si dhe gjashtë princeshat, dhe anëtarë të delegacionit francez, mes tyre ministri i Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian.

Siç e kërkon tradita, pritja u mbajt në respektim të plotë të një protokolli të mirë detajuar.

Dreka nisi me një dolli të thjeshtë, ku secili ngriti gotën pa thënë asnjë fjalë.

Perandori, meqenëse nuk ka rol politik, diskutoi tema të përgjithshme rreth kulturës, historisë apo lidhjeve të veçanta mes dy shteteve.

Delegacioni francez i dhuroi sovranit një erashkë me lule, e pikturuar në mëndafsh nga atelieja e mjeshtres pariziane në artin e erashkave, Anne Hoguet.

Perandoreshës iu bë dhuratë një çantë ”Dior”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb