Gjatë ndeshjes Udineze-Lacio e vlefshme për javën e 22-të të Serisë A, drejtori sportiv i Lacios është kapur me sy mbyllur në tribunë duke krijuar idenë se ishte duke fjetur gjumë.

Ka mjaftuar ky moment i Igli Tares që foto të bëjë xhiron e botës në rrjetet sociale ku nuk kanë munguar ironitë. Shtypi italian shkruan se drejtuesi shqiptar ka “dremitur” pak para pushimit mes dy pjesëve, me komentet ironike në rrjetet sociale që nuk kanë vonuar. “Drejtori sportiv Igli Tare nuk ka përjetuar ndonjë kënaqësi nga loja”, shkruan një tifoz. “Natën e mirë Tare”, ironizon portali pranë rivalëve historikë verdhekuq, “RomaToday”. “Ne jemi aktiv në merkato”.

Ndërkohë, vetë Tare ka sqaruar të gjithë episodin duke thënë për “Radiosei” se ka qenë një moment dëshpërimi. Tare shpjegon për shtypin italian se ndodhej në mes të sekretarit Kalveri dhe përgjegjësit të komunikimit, De Martino. “Është e thjeshtë të verifikohet, mbylla sytë për rastin e humbur të Konkos. Ishte një mënyrë reagimi me shprehjen ‘çfarë rasti!’ Mjafton të shihet minuta ku ndodhi dhe të gjithë e kuptojnë”, sqaroi ish sulmuesi i Kombëtares shqiptare./panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: