DRENAS

Kujtim Bashuta, nga fshati Kumaran i Drenasit, ҫdo ditë udhëton drejt Prishtinës, për të siguruar ndonjë punë, ku herë gjen dhe herë s‘gjen. Por një ditë kur u kthye në shtëpi, pa që gjithҫka kishte mbaruar. Shtëpia të cilën ai e kish ndërtuar me aq mund, ishte shkrumbuar e tëra. Një shkëndijë elektrike, sa hap e mbyll sytë, ia përmbysi jetën Kujtim dhe bashkëshortes së tij.

Kujtimi ka mbetur pa shpresë pasi puna që bën nuk i siguron dot as ushqimin, ndërsa për rindërtimin e shtëpisë ai nuk ka asnjë mundësi. Bashkëshorta e tij është e sëmurë, ndërsa për 16 vite, fati nuk i ka bekuar me një fëmijë. Kujtimi i lënduar shpirtëritsht, e i lodhur fizikisht kërkon ndihmën e shqiptarëve të mos mbetet jashtë.

“Më kanë njoftuar të afermit, më thanë po del tym, zjarrëfikësit kishin ardhur, por cdo gjë kishtë marrë fund brenda 10 minutave“- thotë Kujtimi.

Kujtimi përkësisht është strehuar të vëllai dhe sa herë që vjen këtu, përherë e më shumë e humbet shpresën se një ditë do të ketë një dhomë të ngrohtë, dhe ditët që jetoi në këtë shtëpi, i duken si një vegim i largët.

Elvis Naçi, në një vizitë të papritur  e takoi Kujtimin brenda banesës së shkrumbuar.

Elvisi: çfarë të paska ndodhur? Zjarri e paska shkrumbuar fare gjithë shtëpinë.

Kujtimi :brenda 10 minutave mbaroi çdo gjë

Elvisi: mire që nuk keni qenë në shtëpi se mund t’ju kishte rrezikuar edhe ju zjarri

Kujtimi: e kam ndërtuar vetë me djerse çdo gjë, tani po rri tek vëllai im. Shpresoj të na dali ndonjë bamirës të na ndihmojë, se s’kam mundësi

Elvisi: mos u mërzit, nuk je vetëm, ne kemi ardhur si vëllezërit e tu. Ne do ju ndihmojmë dhe t’ju mundësojmë që bashkë me bashkëshorten të jesh përsëri në shtëpi të ngrohtë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb