“Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuan në në fshatin Godanc të Drenasit në Kosovë. Banesën e familjes Mehmeti e ka shkrumbuar rryma elektrike. Kjo është tragjedia e dytë për këtë familje pasi banesa u është djegur për të dytën herë. Hera e parë ishte gjatë luftës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ramadan Mehmeti, kryefamiljari mezi i gjen fjalët kur flet për hallet që i kanë rënë tani. Fëmijët i ka sistemuar tek i vëllai i tij. Ai tregon sesi e lajmëruan për kur iu dogj banesa.

“Në fillim të shkurtit, më lajmëruan. Nuk shpëtoi asnjë send. E kam ndërtuar me shumë sakrifica. Gruaja e ka përjetuar shumë keq kur na ndodhi. Kam tre fëmijë, as punë nuk ka për ta rindërtuar. U bëj thirrje shqiptarëve për të na ndihmuar.”

Për fat të mirë nga flakët nuk ka të lënduar. Por flakët shkrumbuan gjithçka, librat rrobat dhe lodrat e fëmijëve.

Fëmijët mezi i mbajnë lotët kur tregojnë sesi e gjetën shtëpinë në flakë “ Na janë djegur sendet, librat e shkollës dhe rrobat. Nuk dimë tani. Motra është mërzitur se i janë djegur fustanet me lule” thotë vogëlushi. Sado që do të duket e fortë para fëmijëve, Zejnepja në lot rrëmon mes sendeve për të gjetur ato që shpëtuan nga zjarri i madh.

“Më vjen zor të kërkoj ndihmë, por kur s’ke…Na kanë ndihmuar me rroba, me ushqime, me pak para. Pa asnjë jemi, është ftohtë…shpresë nuk na kanë dhëne as komuna, askush. Ky ishte fati, nuk dimë çfarë të bëjmë tani. Kam shpresë tek Zoti. Tek njerëzit, kush ka mundësi të na ndihmojë…se di, vështirë duket” thotë Zejnepja duke u mbytur nga lotët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb