Dresden green diamond, ‘Diamanti jeshil i Dresdes’ ka arritur të shpëtojë.

Diamanti më ngjyrë jeshile, më i madhi në botë (40.72 karatë) i ka shpëtuar për shkak të një koencidence të pabesueshme, vjedhjes miliardere të ndodhur në kështjellën e Dresdenit këtë 25 nëntor.

  • foto galeri
  • foto galeri

Xhevahiri është ekspozuar në Metropolitan museum of art të New York, si pjesë e ekspozitës Making marvels, kushtuar thesareve të familjeve mbretërore të Europës nga 1550 deri 1750.
Mes koleksionit të ekspozuar është pikërisht edhe Dresden Green, që mund të admirohet- me sy tjetër- deri në mars të 2020, pikërisht në New York.

Kjo ekspozitë pjesë e të cilës është edhe dimanti jeshil i Dresden është inauguruar pak orë përpara vjedhjes së madhe në Kështjellën e Dresdenit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb