Paris SG në javën e 3 të “Ligue 1” shkatërroi ekipin e Touluse me rezultatin 6-2 dhe Neymar ishte protagonist absolut me 2 gola dhe 2 asist. Futbolllisti më i shtrenjtë në botë nuk u ndal me kaq pasi përveçse golave dhe asisteve nuk e kurseu as spektaklin për të pranishmit në “Parc des Princes”.

Në minutën e 90-të 25-vjeçari dribloi në mënyrë fantastike futbollistin e Touluse, Jean. Ky i fundit në pamundësi për t’iu përgjigjur Neymar me të njëjtën monedhë e kapi atë për bluze duke i kërkuar në një farë mënyre llogari për “turpërimin”. Nervat e futbollistit të Touluse ishin të dukshme në atë çast dhe arbitri nuk mund t’a linte pa e ndëshkuar si shkak i ndërhyrjes aspak “fair”.

Kujtojmë që loja ishte disi e tensionuar pasi arbitri nxori 6-të herë kartonin e verdhë dhe një herë të kuqin për Marco Verrati-n.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb