KORÇË

Të tjera lëkundje tërmeti në zonën e Korçës, e cila prej rreth një muaji nuk gjen qetësi.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit, lëkundja e parë është ndjerë rreth orës 14:44, me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter, 4 km në lindje të fshatit Nikolicë.

Ndërsa lëkundja e dytë ka qenë në orën 16:36 me magnitudë 3.9 , 14 km në jug të Korçës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se lëkundjet janë ndjerë dhe në fshatin Floq dhe Qafzez, dy fshatrat e prekur nga tërmetet e 1 qershorit, ku u shkaktuan dëme të mëdha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb