Stoli i Gatuzos mbetet i rrezikuar. Eliminimi nga Kupa e Italisë, por mbi të gjitha loja aspak e mirë që skuadra ka zhvilluar ndeshjet e fundit, ka lëkundur pozitat e trajnerit italian. Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, sfida e radhës me Torinon mund të jetë vendimtare për Rinon. Pronari i Milanit, Fondi Eliot, është i pakënaqur me ecurinë dhe mosarritja e zonës Champions do të ndryshonte shumë gjëra te kuqezinjtë, pavarësisht se Gatuzo ka ende dy vite kontratë me Milanin.

Por, pavarësisht presionit të lartë të orëve të fundit, Leonardo dhe Maldini, kanë qenë prezentë paraditen e sotme në Milanelo për një ballafaqim me skuadrën. Qëllimi i vizitës së tyre ka lidhje të drejtpërdrejtë me përballjen kundër Torinos, teksa dyshja e drejtuesve ka kërkuar të shkundë futbollistët përpara sfidës që vlen sezonin për kuqezinjtë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb