Nga BEN ANDONI*

Intervistë me Drita He Daming, përkthyesen e njohur kineze të shqipes dhe një nga foleset e para të Radio Pekinit. Si e mësoi shqipen, kontributi i madh i artit shqiptar në vendin e saj, takimet e shumta me personazhe të njohura shqiptare, por edhe puna e palodhur e kësaj njësie për të mbajtur marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

Nuk e di personalisht se çfarë nderimesh mban znj. Drita He Daming në Shqipëri, por të tillë njerëz mbeten simbol përkushtimi për të gjithë brezat kinezo-shqiptare në të dyja vendet tona. He Daming, siç quhet në kinezisht, ka përçuar kulturën shqiptare në Kinë dhe ka mbajtur gjallë një frymë, që nuk e kanë prishur dot konjukturat politike dhe marifetçinjtë e shumtë. Një intervistë, që do të donim të ishte më e gjerë, por zonja, për fat të keq, nuk gëzon shëndet aq të mirë.

E nderuara znj. Drita, juve jeni një nga përçueset më të mëdha të gjuhës shqipe në vendin tuaj. Sa njihet, në ditët tona, letërsia shqiptare dhe kultura jonë në vendin tuaj?

“Unë, He Daming (Drita-Daming) si një nga shqipfolësit kinezë, që jam marrë për 50 vjet me gjuhën shqipe që nga fillimi i studimeve të saj qysh nga viti 1964 në Fakultetin e Histori-Filologjisë të Universitetit të Tiranës, nuk e kam përvetësuar ende si duhet këtë gjuhë antike dhe të bukur shqipe, të cilën e dua dhe e kam përdorur deri më sot dhe do të vazhdoj ta përdor edhe më tej derisa të rroj.
Përsa i përket letërsisë dhe kulturës shqiptare në vendin tonë, mund të them se pas shpalljes së Republikës Popullore të Kinës, ka pasur shumë përkthyes kinezë, që kishin përkthyer shumë vepra të autorëve të njohur shqiptarë nga gjuhët angleze or franceze në gjuhën kineze, si dhe më vonë me kalimin e kohës me shtimin e përkthyesve të shqipes, drejtpërsëdrejti nga gjuha shqipe në gjuhën kineze”.

Çfarë mendoni se mund të bënte Shqipëria më shumë për t’u afruar në aspektin kulturor me Kinën?

“Në këtë drejtim, me sa që di unë, ishin përkthyer shumë tregime shqiptare, poezi e poema shqiptare, madje edhe romane e drama bashkëkohore të Shqipërisë, si kryesoret janë: “Nënë Shqipëri”, “Devoll, Devoll”, ” Toka ime, kënga ime”, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit (të përkthyer nga shqipja nga Zheng Enbo), “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (përkthimi shqip nga Zheng Enbo), “Pallati i ëndrrave” (përkthimi anglez nga Gao Xing), “Kronika në gurë” (përkthimi francez nga Li Yumin), “Kush e solli Doruntinën” (përkthimi francez nga Zou Dan) të Ismail Kadaresë, “Zemra shqiptare” (përkthimi shqip nga Zheng Enbo) etj., të Fatmir Gjatës, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkas (e përkthyer nga shqipja nga He Daming – unë Drita-Daming), “Përsëri në këmbë” e Dhimitër Xhuvanit (përkthimi shqip nga Zheng Enbo), “Medalja heroike” e Zihni Sakos (pëkthimi anglez nga Tu Zhen e Mei Shaovu), “Në folenë e shqiponjave” e Ali Abdihoxhës (përkthimi shqip nga He Daming), “Forca e pabesueshme” e Naum Priftit (përkthimi shqip nga Guo Min), etj. etj.

Këtu nuk mund të përmend një nga një, por mund të them se veprat e autorëve të shquar shqiptarë patën ndikime në qarqet e letërsisë e arteve të Kinës, sidomos në gjirin e albanologëve kinezë. Këtu po theksoj se ndër përkthyesit dallohet bashkëpunëtori i vjetër shkencor kinez zoti Zheng Enbo, të cilin e kam pasur shok klase në Shqipëri. Ai ka përdorur pseudonimin “Shqiponja e kuqe”, që ishte shumë i njohur ato vite në Shqipëri. Ai ka punuar vite me radhë me shumë zell për krijimet e përkthimet letrare dhe ka arritur suksese e fryte të njëpasnjëshme.

Këtu po theksoj se filmat shqiptare në ato vite, pra ’60-ta e ’70-ta të shekullit të kaluar, kur mungonin në Kinë dëfrimet, i kishin ushqyer në kohë shikuesit kinezë, të cilët i shijonin me etje dhe me preferime, pra deri më sot, njerëzit në moshën tonë dhe pak më të re, i mbajnë mend qartë ato filma dhe dinë të këndojnë edhe këngët e tyre filmike, si “Ngadhnjimi mbi vdekje” etj”.

A mendoni se ka gjëra sot që Shqipëria mund t’i përcjellë në vendin tuaj?
“Prej këtyre unë mendoj se në të ardhmen Shqipëria mund të forcojë shkëmbimet me Kinën në këtë fushë kinematografike. Përveç këtyre, mund të shtohen edhe vizitat reciproke, që të shtohen njohja e njëra-tjetrës, si nga ana humanitare ashtu edhe turistike, si dhe miqësia midis dy popujve tanë. Shqipëria është bërë vend-destinacioni i turizmit kinez, sipas mendimit tim, të rinjtë e të rejat kineze do të kenë më shumë interes për turizëm dhe kështu do të zhvillohet në vazhdimësi turizmi shqiptar dhe do të shtohen patjetër turistët kinezë në Shqipëri! Lidhur me vizitat reciproke këtu shtoj disa fjalë për kujtimet e mia të bukura me shoqërimin e delegacionit të Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në vitin 1967, pasi me të gjithë studentët kinezë të botës u ktheva në Pekin nga Shqipëria pas studimeve në Universitetin e Tiranës, para kohe për shkak të Revolucionit Kulturor në Kinë. Isha për herë të parë dhe po kryeja punë të përkthimit gojor me shqiptarët, të cilët ishin pikërisht shkrimtarët e mëdhenj shqiptarë: Ismail Kadare, Resul Beto (Bedo) dhe Montaz Dhërami (Muntaz Dhrami-skulpturor). Isha e re dhe naive pa përvojë të përkthimit tamam si një “viç i vogël i porsa lindur që nuk trembet para tigrit”, siç thotë një proverb kinez. Nuk dija se ata ishin me famë të madhe bile botërorë, si z. Ismail Kadareja. Unë gjithë rrugës gjatë turneut u përktheja atyre me gjithë shpirtin dhe me sa fuqi që kisha. Hasja shumë gjëra që nuk dija të përktheja saktë, por këta shkrimtarë – pedagogët e mi shqiptarë — më kishin ndihmuar dhe unë me një bllok në dorë duke punuar e shënuar dhe më në fund e realizova me sukses këtë detyrë, prej së cilës fillova zyrtarisht punën time si përkthyese e shqipes. Këtu duke shfrytëzuar këtë rast ju lutem Beni- t’ua transmetoni atyre përshëndetjet e falenderimet e mia të vonshme, por të sinqerta!”

Jeni një nga më të vjetrat dhe më të nderuara punëtore të shqipes në botë. Çfarë do të thotë kjo për Ju?

” Sa për veten time, po shkruaj ca fjalë. Kam punuar mbi 40 vjet si përkthyese, redaktore, spikere e gazetare në Radion e Jashtme të Kinës (CRI CIBN). Me punë ditë e natë shumë të lodhshme, të ngarkuar e të tensionuar, por të kënaqshme e të gëzueshme, unë që nga një punonjëse e thjeshtë kam punuar duke grumbulluar eksperiencë e njohuri, u bëra me titull shkencor profesore, si dhe shefe e Redaksisë së Gjuhës Shqipe të CRI-së për 18 vjet e deri te dalja në pension në moshën 60 vjeçe dhe më pas vazhdova edhe 7 vjet në postin e punës. Për punën time kaq shumëvjeçare merresha kryesisht me përkthimet nga gjuha kineze në gjuhën shqipe, për çdo ditë punoja me një sasi të madhe përkthimesh e regjistrimeve në kabinë me përmbajtje shumë të pasura në rubrika të ndryshme duke prekur fusha e aspekte të lloj-llojshme. Si një koleg, ju i dini këto gjëra, Ben. Ne punojmë për një qëllim për dëgjuesit shqiptarë që të njihen më mirë me Kinën dhe me popullin kinez dhe për të forcuar miqësinë midis dy popujve tanë. Gjatë kësaj pune të shenjtë, të filluar me udhëzimin e ish-kryeministrit tonë të dashur Çu En Lai, ia kushtova gjithë energjinë dhe dashurinë për atdheun tim të dashur dhe për popullin e dashur shqiptar! Në se i grumbulloja të gjitha përkthimet e bëra brenda kaq shumë vjetëve dhe i lidhnja në shtyp ose libra, ato nuk mund të maten me shifra, por vetëm me frymë, sepse të gjitha i mori era, i transmetuam në ajër në valë për në Shqipëri, në mendjen e popullit!”

A keni pasur në këto vite kontakte dhe falënderime nga ana e qytetarëve dhe autoriteteve shqiptare për punën tuaj?

“Me kaq shumë vjet pune mbi tryezë me kokë ulur me makinë daktilografike e më vonë me kompjuter, jam dobësuar shumë nga ana fizike dhe mu prishën sytë. Kësaj here mezi e shkrova këtë intervistë me sy. Megjithatë, ia dhashë premtimin Benit dhe patjetër do ta kryesha këtë punë. Tani për tani nuk kisha ndërmend të punoj me përkthime me sy (me shkrime), por me gojë më lehtë, se do të pushoj për të rregulluar sistemin tim fizik. Shtoj edhe një fjalë se për kaq shumë vjet punoja në një kolektiv shumë të mirë e të dashur me harmoni në CRI si me kolegët kinezë ashtu edhe me specialistët shqiptarë, pata fat të madh që punoja duke fituar ndihmën e mësimet e mëdha nga specialistët shqiptarë, në veçanti në vitet e para nga z.Kristaq Teneqexhiu dhe e shoqja Vasilika Teneqexhiu, i pari punoi gjithsej mbi 15 vjet bashkë me ne, këtu i shpreh falenderimet e mia nga zemra dhe i uroj atij dhe familjes së tij shëndet dhe lumturi! ?Për këtë çift specialistësh shqiptarë shkrova në korrik të vitit 2013 një artikull të gjatë, të përfshirë në librin koleksioni të CRI-së.? Njëkohësisht u shpreh edhe të gjithë miqve e dëgjuesve shqiptarë që kisha patur kontakte e ishim lidhur me miqësi dhe që më kanë dhënë ndihmë dhe më kanë treguar përkujdesje, ju shpreh edhe juve falenderimet e mia të sinqerta dhe ju uroj të gjithë të mirat dhe Gëzuar Vitin e Ri 2015!”

(Botuar në numrin e sotshëm të Gazetës Shqiptare)

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: