Drita është kualifikuar për në turin e 3-të kualifikues të Conference League, pasi mundi 1-0 Breidablik në Stadiumi Zahir Pajaziti (Podujevë). Ekipi nga Gjilani, ia doli të prejë një biletë, pasi edhe aktin e parë e kishte fituar 2-1.

Pjesa e parë ishte mjaft emocionuese, me të dy skuadrat që patën rastet e tyre, për të kaluar në epërsi. Pjesa e dytë nisi me ritëm të lartë, teksa për të parë golin e parë të sfidës, u desh të prisnim minutën e 67-të. Një gol fantastik i Selmanit dërgoi tifozërinë kosovare në festë, me portierin Enarsson që e pati të pamundur të bënte diçka.

Ekipi nga Islanda nuk u pajtua me rezultatin dhe shtoi presionin për kundërshtarin. Pavarësisht 6 minutave shtesë, rezultati mbeti i pandryshueshëm deri në fund.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb