Ministri i Brendshëm teknik, kolonel Dritan Demiraj mund të rikthehet sërish në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Demiraj ka fituar gjyqin për t’u rikthyer në detyrë, prej ku ai ishte shkarkuar nga ministrja aktuale e e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Ai ka të drejtë tashmë për t’u rikthyer në postin e kolonelit. Vendimi për Demirajn është dhënë nga gjykata administrative e Apelit. Në një prononcim të shkurtër për “News24” e “BalkanWeb”, Demiraj u shpreh: “E prisja këtë vendim”.

Dritan Demiraj u shkarkua nga Kodheli në dhjetor të vitit 2014.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb