Pas dorëzimit të detyrës përmes një tufe me lule, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ‘kapet’ sërish me paraardhësin e tij, Shpëtim Gjika. Ai i ka hequr fotografinë nga muri i institucionit në vendin ku janë portretet e gjithë atyre që kanë drejtuar Bashkinë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Shpëtim Gjika në faqen e tij në facebook, i cili thotë se fillimisht e ka menduar si lapsus. Ish-kryetari bën paralelizma mes heqjes së fotos së tij dhe heqjes nga fotot me ish-diktatorin Enver Hoxha të armiqve të tij, duke thënë se historia mbetet histori dhe askush nuk ka të drejtë ta fshijë atë.

POSTIMI I PLOTË I GJIKËS

Ka disa ditë qe nga ambientet e Bashkise Vlore, ne radhen e kryetareve qe e kane drejtuar kete institucion,eshte hequr fotografia ime! Fillimisht e mendova si nje lapsus, dhe prita te korrigjohej! Gje qe as sot nuk ndodhi! Nuk eshte mungesa e fotos time gjeja qe me shqeteson me se shumti! Por, historia mbetet histori! E mire apo e keqe qofte ajo, askush nuk ka te drejte te retushoje, falsifikoje, apo me keq akoma ta fshije ate! Kisha menduar se kjo loje e felliqur kishte marre fund bashke me kohen e vjeter! Per fat te keq qenkam gabuar! Edhe sot, ne kohen moderne te demokracise, vazhdoka e njejta histori! P.S:eshte e ndaluar, per arsye sigurie, te bejne like punonjesit e bashkise! Madje edhe kushdo tjeter qe punon ne administrate, mire do jete ta anashkalojne kete status!

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: