VLORE


Kryetari në detyrë i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli në një lidhje të drejtpërdrejtë për “News 24” nga qyteti bregdetar tha se pjesëmarrja në votime në rrethin jugor ishte e shkëlqyer.


Leli theksoi se vlonjatët morën pjesë në votime në qytet dhe në njësitë administrative të rrethit, ndërsa gjeti rastin të falënderoj qytetarët për faktin se nuk u shënua asnjë incident i rëndë në zgjedhje.


“Unë nuk doja të flitej me shifra. Ky 30 qershor ishte një respekt ndaj shtetit dhe institucioneve. Pavarësisht debateve, në fund kemi votë të fortë dhe mbështetje për Partinë Socialiste. Ka përqindje pjesëmarrje shumë të kënaqshme, prandaj nuk dua të hyj në shifra. Numri i votuesve që kanë dalë në votime është më i madh sesa numri i votuesve që unë pata si mbështetës më 2015, ndërkohë që PS këtë herë është  vetëm, pasi më herët ishte në koalicion”, tha Leli.

Dritan Leli nënvizoi se mitingu që u mbajt në Vlorë, me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama ishte preludi për këtë pjesëmarrje kaq të lartë në votime. Ai tha se nuk është bërë asnjë presion ndaj administratës, por qytetarët kanë marrë pjesë në votime në mënyrë vullnetare.

“Mitingu ishte preludi pjesëmarrjes së latrtë të qytetarëve të Vlorës. Pati rritje të votuesve të cilët kanë ardhur dhe kanë mbështetur PS dhe kandidatin e Partisë Socialiste. Mbetem pafund mirënjohës për ata që na mbështetën. Falënderoj të gjithë qytetarët vlonjatë, për faktin se nuk kishte asnjë incident.

Administrata nuk ka pasur asnjë lloj presioni që të marrë pjesë, por kanë ma5rrë pjesë në votime në mënyrë të vullnetshme. Është e vështirë që të marrësh njerëzit nga [plazhi të votojnë, por edhe pse koha ishte për plazh dhe njerëzit ishin në det, ata gjetën kohë që të vijnë të votojnë”, deklaroi Leli, kryebashkiak i Vlorës.

“Unë dua ta lexoj si qytetarët. Qytetarët janë të lodhur nga ngarkesat politike, e sot na treguan aq bukur se sa të kulturuar janë me pjesëmarrjen e tyre. Pavarësisht se përballë nuk kishte kandidatë, po kjo ishte nuk ishte një zgjedhje e jona. Në Vlorë, kemi patur një kandidate të Bindjes Demokratike e mbetet për t’u parë se si do të shkojë numërimi.

Mbetet për t’u vlerësuar rregullsia me të cilën kemi bërë maksimunim për të patur një standard. Qytetarët na mësuan se janë respektues të vlerave e standardit. Mbetem besim plotë, se ky ka qenë një proces zgjedhor i një standardi të lartë. Fushata në Vlorë nuk ka qenë pa kandidat përballë, ka qenë një fushatë edhe më shumë se ajo e 2015. Kandidati duhet të bindë qytetarët, të njëjtën gjë bëra edhe në këto zgjedhje. U përpoqa të bind votuesit vlonjatë. Nuk merrem me njerëz, merrem me fenomene, nuk më shqetësojnë personazhet. Do të jetë një votë spektakolare me shumë rritje krahasuar me 2015. “ përfundoi Leli.

(d.xh/Balkanweb)