Gazetari Dritan Shakahoxha deklaroi mbrëmjen e sotme se Kosovën nuk e pengon asgjë që të ketë fanella me ngjyra kombëtare, kuq e zi.


Shakohoxha tha për Pressing në T7 se kjo do e bënte ende më të dashur këtë ekip.


“Kosova mund të ketë një fanellë me ngjyra kuq e zi. Pse të mos ketë një fanellë të tretë përshembull me këto ngjyra. Nuk është ligj që të ketë ngjyrat e flamurit edhe fanella. Shqipëria ka ngjyrat kuq e zi të flamurit por ndërresat e treta ka ngjyrat e bardha. Çka na lidh ne me ato ngjyra. Të shkojmë në Shkup në mars dhe të mbushim ulëset të mposhtim Maqedoninë”, tha gazetari.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb