Ish-deputeti i PD Dritan Shano i ftuar në emisionin “A show” nga Adi Krasta tha se zgjedhje më datë 30 qershor nuk do të ketë.

Shano theksoi se kjo opozitë ka bërë protesta të mira, ndërsa shtoi se fjala “taleban” që përdor Veliaj është e tepruar.

Dritan Shano: Zgjedhje nuk do të ketë. Fjala taleban është fjalë tribale dhe përcarëse. Shqipëria është kthyer pas, protestat opozitare kanë qenë shumë të mira. Bajlozët kanë shkatërruar vendin dhe Shqipëria ka nevojë për një qeveri tranzitore një vit plus.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb