Marsida Qatja, 30-vjeçara që u bë “mollë sherri” e ngjarjes që tronditi Kavajën dhe mbarë vendin, ku u vra Dritan Haxholli dhe u plagos Bledar Toçi.

Në emisionin “Open”, Marsida Qatja ka treguar edhe njëherë si ndodhi ngjarja e rëndë në shtëpinë e saj, teksa ajo ishte duke darkuar e pirë kokainë me të dashurin e saj, policin Bledar Toçi, dhe dy miq të tjerë, ndërsa në banesë ndodhej edhe djali i saj i vogël.

Ajo ka treguar se Dritanit i ka ngecur arma, pasi në të kundërt ata do të kishin vdekur të gjithë.

“Unë isha me djalin e vogël këtu e ulur. Xhuliu ishte këtu, ndërsa Bledari ishte ulur në karrige. Bie xhami i kuzhinës dhe tha hapeni derën. I thashë mos bërtit. Futet shikon Xhulion dhe i thotë me ty kam punë mbrapa. Kthehet dhe qëllon Bledarin. Ishte me uniformë që ta bënte gjënë më serioze. Mesa pashë unë, Bledari mori dy plumba.

Dritanit i ngeci arma. Nëse s’do i ecte arma do kishim vdekur të gjithë. Desha ta nxerr jashtë por Bledari u ngrit dhe e qëlloi. Doja që të ikte se s’do njoftonim as policinë dhe asgjë. Unë po e shtyja që të dilte. Bledari iku në spital. Këtu ishte edhe fëmija im 2-vjeçare. Dy të mëdhenjtë nuk ishin sepse u kishte ardhur halla dhe ishin tek ajo,”-tha Marsida.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb