TIRANE- Pas afro 15 vitesh nga vrasja e Komisarit të Policisë Gani Malushi në krye të detyrës, bashkëshortja e tij, Esma Malushi ka thënë në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në News24 se shteti duhet të bëjë më shumë për familjet e oficerëve të policisë te vrarë në krye të detyrës.

“Nëse një polic nuk është idealist në profesionin e tij asgjë nuk arrihet. Kontributi dhe vlera që ai dha për policinë nuk është se vlerësohet sot. Ne shoqëria duhet të vlerësojmë policinë. Mua shteti më është gjetur pranë. Qeveritë që kanë qenë në pushtet na kanë përkrahur. Janë 256 familje që janë në rrethanat e mija. Ka fëmijë që vuajnë se nuk kanë të ardhura. Nuk është leku ai që të plotëson, por është trajtimi psikologjik se me humbjen e shtyllës së familjes është shumë e vështirë. Shteti me rastin e vrasjeve të oficereve ne të shumtën e rasteve nuk ka bërë zbardhjen e duhur të ngjarjes. Krimineli i bashkëshortit tim ka gjuajtur me breshëri automatiku ndaj makinës së policisë ku ishte burri im. Them se shteti ka bërë, por duhet të bëjë më shumë”- tha Esma Malushi.

Gani Malushi u vra më 6 gusht të vitit 2003, përpara Drejtorisë së Policisë së qarkut Durrës, ndërsa ishte oficer që arriti të përballojë me sukses detyrat në policitë e Kukësit, Tropojës e Beratit edhe në periudhën e trazuar të vitit ’97 e më pas.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb