TIRANË

Sonte në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News24” është ftuar Aida Shtino. Kjo e fundit u paraqit sot në mbledhjen e partive opozitare.

Shtino ka vendosur që t’i hyjë politikës. Në fjalën e saj, Shtino deklaroi se tashmë e ka lënë televizionin si prezantuese dhe se ka hyrë në politikë.

“Emisionin e kisha dhe atë ma mbyllën. Tashmë njerëzit mund të më gjejnë në politikë. Kështu iu shërbej më tepër njerëzve”, deklaroi Aida Shtino.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: