Në deklaratën e fundit të bërë nga ana e tij, Veselinoviç bëri një lëvizje mjaft strategjike. Duke parë situatën e hyrjeve dhe daljeve, trajneri serb vendosi të mos mbajë asnjë peshë mbi supe, por ta faturojë të gjithën te stafi drejtues, në këtë rast te drejtori Abilaliaj.


Në pamje të parë ashtu duhet të jetë, por fakti është se në një mosmarrëveshje nuk ka të bardhë dhe të zezë. Edhe Veselinoviç ka peshën e vet në atë që Partizani ka bërë deri më tani dhe fakti është se trajneri, edhe kur i kishte lojtarët e larguar, nuk e bëri Partizanin të shkëlqejë. Skuadra e kuqe ndodhet në krye të renditjes, por meritë të madhe për këtë kanë edhe rivalët, që janë shfaqur po aq të dobët.

Fakti është se Partizani nuk është një skuadër, që identifikohet me një stil unik loje apo ka ndonjë pikë të fortë që nuk e thyen askush. Për këtë “faturën” e mban trajneri.

Gjithashtu, fakti se skuadra nuk mbron avantazhin, ka të bëjë edhe me aftësitë e menaxhimit të lojës nga ana e trajnerit. Përveçse të mendojë për merkaton, serbi duhet ndoshta të punojë edhe në disa aspekte që janë në dorën e tij, pa i hequr asnjë presje deklaratës së tij në të drejtën për të kërkuar lojtarë të një niveli të denjë për Partizanin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb