Analisti dhe gazetari Mentor Kikia nga studio e emisionit “Open” në News24, komentoi megaoperacionin e antidrogës “Tempulli” të shtrirë në 5 qarqe, ku për pasojë u goditën 23 banda kriminale dhe u arrestuan 223 persona.
Kikia u ndal të prodhimi i lëndës narkotike, ku tha se është sintetike dhe varësia që ajo krijon te përdoruesi është e lartë dhe e shpejtë. Sakaq ai e quajti këtë lëndë narkotike si “droga e të varfërve”, për shkak të çmimit të lirë (krahasuar me kokainën) dhe shpërndarjes në caqet e qyteteve më të varfra të Shqipërisë.
“Ky produkt i ri qoftë në përbërje, në mënyrën e ambalazhimit dhe trafikimit ka ngritur alarm global. Duke qenë se prodhohet në kushte laboratorike në Kinë, e ka më të lehtë depërtimit e produkteve në vendet e tjera. Në kuadër të operacionit nuk janë arrestuar vetëm trafikantë të kësaj lënde narkotike, por edhe të llojeve të tjera. Duke qenë se nuk është drogë e shtrenjtë si kokaina, ka mbërritur deri në caqet e qyteteve më të varfra të vendit. Gjëja që është më e rëndë është se përdoruesit e drogave natyrale krijojnë varësi të ketë ndaj këtyre sintetike, lloji i ri i drogës që po pushton botën. Kjo është droga e rrugës, droga e të varfërve dhe trafikantët ofrohen për të gjetur klientelë në shkolla. Fillimisht joshen me çmime të lira ose falas. Duke qenë se krijon varësi shumë shpejtë, përdoruesi do e kërkojë më shpejt”, u shpreh Kika.
(BalkanWeb)