KORÇË

Droga e kapur në Kapshticë në dy kamionë të ngarkuar me krunde vazhdon të peshohet nga policia dhe antidroga. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” duke iu referuar burimeve nga policia se vetëm në kamionin e parë janë peshuar rreth 1 ton kanabis sativa.

Ndërkohë që po peshohet dhe droga e gjetur në kamionin e dytë. Sipas të dhënave droga, destinacion final kishte Turqinë, duke kaluar së pari nga Greqia. Droga është pikasur nga anti-kontrabanda në dy kamionë, njëri me targa AA 874 UZ dhe tjetri AA 701 XO.

Lënda narkotike e dyshuar si canabis sativa ishte fshehur në disa thasë në kamionët që transportonin krunde. Policia ka ndaluar dy drejtuesit e kamionëve Zija Hidri dhe Ardian Sako, përkatësisht 58 dhe 47 vjeç.

Shoferet E Kamioneve
Shoferet E Kamioneve

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb