SARDENJË

Karabinierët në Itali arrestuan Ramazan Malon 54 vjeç shqiptar, Omar Ndiaye, 41 vjeçar senegalez, Giovanni Biosa, 45 vjeç dhe Stefano Pinna, 29 vjeç, banues në Olbia. Të gjithë nën akuzën se kanë qenë pjesë e një shoqate kriminale që merrej me trafik droge.

Policët e Sardenjës u ndihmuan në këtë mega-operacion edhe nga kolegët e tyre në Cagliari. Katër të mbrojtur nga avokatët Giampaolo Murrighile (Ramazani dhe Biosa), Cristina dhe Abele Cherchi (Ndiaye) e Gianni Falchi (Pinna) u paraqitën para gjykatësit hetues të gjykatës së Sassarit për t’u marrë në pyetje, shkruajnë mediat italiane.

Askush nga ata nuk foli në seancën e marrjes në pyetje. Mbrojtësit deklaruan se duan të shohin të gjitha dokumentet që kanë ardhur nga Gjykata në Cagliari. Sipas akuzave, organizata u drejtua nga Ramazan Malo, i cili ishte edhe nyja kyçe e lidhjes së narko-trafikantëve nga Shqipëria në Gallura.

  • foto galeri

Për Malon dhe dy shqiptarë të tjerë u lëshua arrest ndërkombëtar. Dy të tjerët janë Skender Jusufi dhe Ervis Kapedani. Këta të fundit janë kujdesur që të shpërndajnë në ishull kokainë, heroinë dhe marihuanë. Droga shpërndahej edhe për të rinjtë nëpër shkolla, sikundër edhe për ata që frekuentojnë jetën e natës.

Giovanni Biosa dhe Stefano Pinna merreshin me transportimin e sasive të mëdha të drogës për në Sardenjë, i cili, e dorëzonte lëndën narkotike te shitësit me pakicë, ndërsa Senegalese Omar Ndiaye bashkëpunoi në organizatë duke blerë grumbuj të mëdhenj droge e cila më pas hyri në tregun e Olbia nëpërmjet një rrjeti tregtarësh. Pinna (tani në burg për një arsye tjetër) u arrestua në gusht 2017, ndërsa mbante 2 kilogram kokainë të zezë.

Operacioni dhe hetimet e karabinierisë italiane për këtë rast kishin nisur që në vitin 2016. Gjatë dy viteve hetimi, janë arrestuar 9 persona në kushte të flagrancës, si dhe janë vënë në pranga 6 të tjerë të shtunën e kaluar.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb