GREQI-Policia greke ka vënë në pranga 3 persona në zonën Keratsini, pasi në banesën e një çifti shqiptarësh janë gjetur dhe sekuestruar lloje të ndryshe drogash.


Sipas të dhënave të para, raportohet se në shtëpinë e shqiptarëve, të cilët punonin për llogari të një personi të tretë janë sekuestruar 41  kg marijuanë,  hashash, fishekë, makina, armë, peshore elektronike dhe sende të tjera.


Të arrestuarit janë një çift shqiptarësh, përkatësisht të moshave 38 dhe 36 vjeç, ku të dy në bashkëpunim punonin për llogari të  një 26-vjeçari tjetër shqiptar , i cili u arrestuar nga policia në Athinë.


Nga operacion i policisë greke janë sekuestruar:

41 kg 740 gram marijuane

10 kg 330 gram hashash çokollatë

2 Kallashnikovë

4 krehëra Kallashnikovi

542 fishekë

3 peshore elektronike

7 celularë

1 automjet.

Policia e vendit fqinj vijon punë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë, të cilët dyshohet se mund të jenë të lidhur me shqiptarët e arrestuar.

Rikujtojmë se gjatë ditë së djeshme u arrestuan 22 persona, mes tyre edhe shqiptarë, të cilët merreshin me trafik droge të llojit kanabis. Aksioni u zhvillua në ishullin Zakynthos, ku agjentët e antikrimit zbuluan dhe goditën këtë grup të rrezikshëm kriminal.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)