TIRANE

Katër persona u arrestuan sot nga policia e kryeqytetit. Elvis Gaçaj, Oltion Loga, Leonard Duka dhe Dritan Agaj, emra të njohur për policinë dhe me një të shkuar të errët ishin nën hetim prej kohësh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Të arrestuarit dyshohet se trafikonin droga të forta drejt Europës.


Elvis Gaçaj


Në foto Elvis Gaçaj


Leonard Duka, 32 vjeç dyshohet se është përfshirë në disa ngjarje të mëparshme kriminale, ku ai së bashku me vëllain  Eduard Duka kanë tentuar t’i bëjnë atentat një personi, të cilit i shpëtoi dhe prej asaj kohe janë shpallur në kërim.

Ervis Gacaj, një tjetër i arrestuar ndaj tij mësohet të jenë organizuar tre atentate, dy me eksploziv dhe një me armë, ai ka shpëtuar në të treja rastet, por në atentatin me eksploziv ka mbetur i plagosur. Ndërkohë dyshohet se Leonard Duka, ishte koka e bandës.

(BalkanWeb)

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb