Që në orët e para të mëngjesit të sotëm policia italiane në bashkëpunim me atë angleze kanë nisur të zbatojnë vendimin e Gjykatës së Romës për 18 persona, pjesë e një bande të rrezikshme të trafikut të armëve, por jo vetëm. Kështu 11 prej tyre kanë përfunduar në burg, 2 janë janë në arrest shtëpie dhe 5 të tjerë në detyrim paraqitje.

  • foto galeri

Mbi këtë grup, pjesa më e madhe e të cilëve ishin shqiptarë, rëndojnë akuzuat për nxitjen e emigracionit të paligjshëm, trafikut ndërkombëtar të drogës, dhe trafikut të armëve.

Ishin karabinierët e Frascatit ata që zbuluan ekzistencën e bandës, e cili fillimisht ishte marrë me trafikun e sasive të mëdha të marijuanës që vinte nga Shqipëria, e që kishin lidhje me një tjetër grup kriminal që shërbente më pas si “urë lidhëse” mes grupeve në Itali dhe atyre në Angli, duke iu mundësuar kalimin e paligjshëm qytetarëve shqiptarë.

Falë bashkëpunimit mes dy policive, u arrit të ndalohej një grua shqiptare në aeroportin e Londrës, e cila përdorte kartën e identitetit të një shtetaseje italiane, e cila i ishte vënë në dispozicion nga grupi kriminal.

Baza e bandës ishte në provincën e Romëve, midis komunave Guidonia dhe Fonte Nuova.

Falë përgjimeve telefonike dhe mjedisore policia mundi të identifikojë blerës të ndryshëm që blinin marijuanë nga ky grup. Gjatë ndërhyrjes, është gjetur jo vetëm një sasi e konsiderueshe marijuane por edhe një helikopter AK-47, që dyshohet se përdorej për aktivitetet e jashtëligjshme të bandës.

Gjatë përgjimeve, policia zbuloi disa raste të shtetasve shqiptarë që pasi i merrnin nga Shqipëria, iu ndryshonin identitetin me atë të shtetasve të tjerë italianë, për të hyrë në këtë mënyrë në Angli.

Me të shkuar atje, anëtarë të organizatës kujdeseshin të gjenin edhe një vend strehimi për qytetarët me dokumente të parregullta.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb