Grupi i Forcave Speciale ka ushtruar gjate natës kontrolle në zonën e Peqinit, në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku u zbulua se me anë të një droni janë futur në burgun e Peqinit një sasi droge dhe telefonë e aksesorët përkatës.

Po punohet për zbulimin dhe identifikimin e grupit kriminal qe ka zgjedhur metodën e përdorimit te dronit për futjen e sendeve të paligjshme në burgje.

Gazetari Fatmir Popja raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të së enjtes, ndërsa kanë qenë policët e shërbimit të kullave të vrojtimit, ata që kanë dëgjuar zhurmën e dronit dhe kanë pikasur edhe zonën ku po fluturonte.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka shkuar vetë në burgun e Peqinit, ku edhe urdhëruar gatishmëri dhe kontrolle të rrepta në qeli dhe rritjen e masave të kontrollit dhe rritje të vigjilencës së kontrollit edhe nga ajri, pas konstatimit të dy rasteve të fundit të fluturimit të dronëve në hapësirën e burgjeve të Burrelit e Peqinit. Kujtojmë se më 8 shtator një tjetër dron u pikas në burgun e Burrelit.

Nga kontrollet e imtësishëm të bëra në ambientet rreth godinave dhe në terrenet sportive, në fushën e kalçetos në IEDP Peqin janë  gjetur 2 Iphone, 8 fisha karikuesi, 33 doza të dyshuara lëndë narkotike kokainë, rreth 210 gram e ndarë në doza të vogla lëndë e dyshuar kanabis sativa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb