KAKAVIJE

Një shtetas 39-vjeçar me iniciale L.K ka rënë në prangat e policisë kuftare në Kakavijë.  Sipas policisë, shtetasi në fjalë mbante të fshehur në gomën rezervë të makinës së tij disa  pako me lëndë të dyshuara si narkotike të llojit “Cannabis Sativa”.  Mësohet se lënda narkotike është gjetur pas kontrollit të imtësishëm në makinën e tij, e cila rezulton me peshë totale 3.5 kilogramë.

“Policia Kufitare godet një tjetër tentativë të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Sekuestrohet 3.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike. Më datë 13.04.2019, në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi L.K., 39 vjeç, banues në Shkodër, me mjetin e tij.

F79066d7 5107 463d A185 8a96c410bca2
F79066d7 5107 463d A185 8a96c410bca2

Pas analizës së riskut të bërë nga Policia Kufitare dhe e Migracionit, është bërë përzgjedhja dhe është ushtruar kontroll i imtësishëm në vijën e dytë, ku në gomën rezervë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa pako me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 3.5 kilogramë. Veprimet hetimore dhe proceduriale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e  Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L.K., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.”-njofton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb