Një sasi droge është kapur në kufirin greko-shqiptar. Mësohet se janë sekuestruar rreth 95 kg marijuanë, të futura në 3 çanta.

Droga ishte ndarë në 59 pako, ndërsa ishte fshehur në një zonë bujqësore pranë kryqëzimit të Negradhes, në Janinë.

Menjëherë pasi është pikasur lënda narkotike, policia greke ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e trafikantëve.

Droge
Droge

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb