ITALI

Karabinierët në Firenze kanë arrestuar gjithsej 10 persona në krahinat e Firences, Sienës, Pratit, Parmës, Milanos, Romës dhe Vareses.

Grupi i shkatërruar përbëhej nga shqiptarë, të angazhuar në shitje të lëndëve narkotike si marijuana dhe kokaina, e cila kishte origjinën nga Shqipëria. Baza e trafikut të kokainës ishte në Firenze, ku besohet se është shitur më së shumti droga, raportojnë mediat italiane.

  • foto galeri

Hetuesit kanë zbuluar 275 kilogramë marijuanë dhe 6 kg kokainë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb