DANIMARKE-Autoritetet daneze kanë arrestuar dy persona të dyshuar, që besohet se kanë blerë drona të destinuar për ISIS në Irak dhe Siri, në kundërshtim të plote më ligjin antiterrorizëm.

Policia e Copenhagenit dhe shërbimi i sigurisë së Danimarkës, që ka bërë sot arrestimet, besojnë që të dy janë pjesë e një rrjeti më të gjerë.

Të dyshuarit do të dalin nesër përpara një gjykate, ku prokuroria do të kërkojë që të mbahen në burg.
Sipas prokurorëve seanca do të mbahet me dyer të mbyllura për shkak të hetimeve që ende vazhdojnë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb