Një sulm me dron i Ukrainës ka shkaktuar zjarr në një depo nafte në rajonin jugor të Rostovit të Rusisë, derisa u bën përpjekje që të sulmohej edhe rajoni Kirov, rreth 1500 km në verilindje të kufirit me Ukrainën, kanë thënë autoritetet të mërkurën.

“Nuk ka viktima”, ka thënë guvernatori i Rostovit, Vasily Golubev në aplikacionin e mesazheve Telegram, në lidhje me sulmin në rrethin Kamensky.

“Zjarrfikësit janë duke shuar zjarrin”, është shprehur Golubev, raporton Reuters.

Njësitë ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan katër dronë mbi rajon gjatë natës, sipas ministrisë ruse të Mbrojtjes, pa përmendur sulmin në depo.

Më herët, kanali “Baza Telegram”, i cili është i afërt me shërbimet ruse të sigurisë, ka raportuar se tri cisterna po digjeshin në depon e naftës Kamensky, pasi dy dronë goditën zonën.

Një depo magazinimi karburanti në lagjen Kamensky u sulmua  gjithashtu në fillim të gushtit.

Sulmi i së mërkurës erdhi ndërsa rezervuarët ishin ende duke u djegur në një depo nafte në distriktin Proletarsk të Rostovit, rreth 10 ditë pas një sulmi ukrainas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb