GJIROKASTËR

Një 58-vjeçar ka humbur jetën në Dropull.

Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 21:00 të mbrëmjes së kaluar në fshatin Sopik, shtetasi K. G., 58 vjeç, duke drejtuar mjetin zetor, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi K. G. ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: