Çelsi i jep ultimatum Alvaro Moratas. Sipas asaj që publikon “Dalily Telegraph”, klubi anglez ka kërkuar plot 55 milionë euro nga Atletiko Madrid që ta lërë të lirë sulmuesin për të qëndruar në Madrid që në këtë verë, përndryshe, Morata do të kthehet menjëherë në Londër dhe nuk do të luajë me me skuadrën e Diego Simeones.

Fillimisht dy klubet kishin rënë dakort për një huazim 18 mujjor, që duhej të kishte përfunduar në verën e vitit 2020, por Çelsi e ka ndërruar mendje dhe e ka vendosur klubin spanjoll në një situatë shumë delikate.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: