Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale, bën me dije se në festivalin e Prishtinës që do të mbahet më 2 gusht në Kosovë, përpos faktit që do të jetë vetë e pranishme, ajo do të marrë me vete edhe kolegen e saj, këngëtaren me famë botërore Miley Cyrus.

“Unë do të shkoj në Kosovë me Mbretëreshën e Kosovës”, shprehet Miley në videon e publikuar.
Më herët është njoftuar se në këtë festival do të jetë edhe një prej DJ më të njohur në botë, Calvin Harris.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb