Dua Lipa dhe Calum Turner janë më të dashuruar se kurrë. Çifti i sapo fejuar ishin në Paris për Javën e Modës dhe dukej se ishin përfshirë në frymën e Qytetit të Dashurisë pasi nuk mund të mbanin duart larg njëri-tjetrit.
Këngëtarja 29-vjeçare dhe aktori 34-vjeçar u fotografuan në Trocadero me pamje nga Kulla Eifel, ndërsa shkëmbyen puthje dhe përqafime pasionante. Në një moment, ata u ulën në shkallë dhe pinin duhan, ndërsa ylli i popit ishte në krahët e aktorit të “Masters of the Air”, duke bërë edhe disa selfie. Më pas çifti filloi të kërcente, siç shihet në një video të publikuar nga Daily Mail.
Një burim i tha Daily Mail: “Ata dukeshin kaq të lumtur, duke qeshur dhe përqafuar dhe më pas filluan të kërcejnë në mënyrë romantike. I kishin mbajtur krahët në qafë dhe dukej sikur po i këndonin njëri-tjetrit.” Ata mund të jenë të famshëm, por për këdo që i shikonte, ata ishin si çdo çift i ri i dashuruar”, shtoi ai.
Dua Lipa puffs away and puckers up as she enjoys PDA and a cigarette with Callum Turner in Paris https://t.co/mP5ythe8Uy
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) January 29, 2025
Më herët në mbrëmje, ata kishin shijuar një vakt në restorantin Parcelles me yje Michelin, i vendosur në Rue Chapon, i cili konsiderohet si një nga rrugët më të njohura në Paris. Çifti, i cili filloi lidhjen në janar 2024, u fejua në fund të vitit të kaluar. Miqtë e tyre thanë se janë të emocionuar për t’u martuar dhe janë “të çmendur” për njëri-tjetrin.