TIRANE- Pas koncertit që mbajti këngëtarja me famë botërore, Rita Ora në Kosovë me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, këngëtarja tjetër shqiptare me famë botërore.

Dua Lipa u shigjetua për faktin se pse nuk ishte edhe ajo pjesëmarrëse në këtë koncert. Në një prononcim babai i saj Dukagjin Lipa tha se nuk kishte ftesë zyrtare për Duan që të performonte.

Por duket se këngëtarja nuk e ka harruar vendin e saj të origjinës, pasi së fundmi ka publikuar edhe datat për koncertet që do të mbajë këtë verë dhe mes vendeve te tjera është edhe Kosova. Këngëtarja shqiptare do të performojë në Prishtinë më 10 gusht për koncertin “Sunny Hill”.
tyghbv
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: