SHBA

Dua Lipa së shpejti do të rikthehet në Kosovë. Në data 2,3,4 gusht do të mbahet festivali ndërkombëtar, “Sunny Hill Festival”, në Kosovë. Në mesin e shumë emrave të njohur, që do të marrin pjesë në festival, është dhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Ajo me anë të një statusi në Instagram është shprehur mjaft e lumtur që për të dytin vit radhazi do të jetë pjesë e këtij festivali në Kosovë.

Untitled 5
Untitled 5

“E ngazëllyer për vitin e dytë të ‘Sunny Hill Festival’ në Prishtinë,Kosovë. Kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa ndihmën e të gjithë miqve dhe familjarëve tonë që kanë punuar pa pushim që kjo të ndodhte për ju. Unë mezi po pres të jem aty … fillon numërimi mbrapsht!!! ”, – shkruan Dua Lipa.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb