Dua Lipa dhe Callum Turner duket se janë fejuar, pasi aktori i ka propozuar këngëtares gjatë Krishtlindjeve me një gjest romantik.

Çifti, që janë në një lidhje për më shumë se një viti, janë fejuar në mënyrë diskrete dhe po planifikojnë të festojnë me miqtë dhe familjen e tyre natën e Vitit të Ri.

Këngëtarja e hitit “Levitating”, 29 vjeç, dhe aktori i filmit “Fantastic Beasts”, 34 vjeç, janë përshkruar si të dashuruar kokë e këmbë, ndërsa miqtë e tyre janë shumë të gëzuar për këtë hap të rëndësishëm.

Në një postim të fundit në Instagram, Dua tregoi një unazë diamanti në gishtin e fejesës, ndërsa pozonte me një aksesor festiv në kokë dhe çizme prej gëzofi të markës Moon Boot.

  • foto galeri
  • foto galeri

Një burim i afërt për The Sun deklaroi: “Dua dhe Callum janë shumë të dashuruar dhe e dinë që kjo është përgjithmonë. Ata janë fejuar dhe nuk mund të jenë më të lumtur. Dua ka pasur një nga vitet më të mira në karrierën e saj dhe kjo është qershia mbi tortë. Callum është një mbështetje e fortë për Duan dhe ata bëjnë një çift të mrekullueshëm. Miqtë dhe familjet e tyre janë të lumtur. Krishtlindjet kanë qenë të jashtëzakonshme për ta”.

Në një selfie të fundit, postuar nga Dua, këngëtarja nuk e fshehu buzëqeshjen ndërsa pozonte përkrah Callum, në pjesën e pasme të një makine.

Dua pritet të organizojë një festë me peronazhe të njohur në Londër për Vitin e Ri, duke kurorëzuar një vit të jashtëzakonshëm për karrierën e saj. Burime pranë “The Sun” sugjerojnë se Dua dhe Callum po përgatiten për një nga ngjarjet më të diskutuara të natës së ndërrimit të viteve. Në listën e të ftuarve përfshihen emra të njohur si: Harry Styles, Emma Watson dhe Bella Hadid.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: