Sukseset për këngëtaren nga Kosova janë të vazhdueshme. Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka shtruar tashmë një tjetër trofe në vitrinën e saj.


Krijuesja e hitit “New Rules” pati një paraqitje të veçantë në tapetin e kuq të eventit ’02 Silver Clef Awards’ në Londër. 23-vjeçarja i mahniti të gjithë duke u shfaqur me një kostum të bardhë, teksa i la pak vend imagjinatës te pjesa e gjoksit.


“Artistja më e mirë femër” ishte çmimi i rezervuar për bukuroshen shqiptare në këtë mbrëmje, e cila ka shpërblyer me çmime edhe plot artistë të tjerë. Ndërkohë, çmimi “Artisti më i mirë mashkull” i takoi këngëtarit Sam Smith.


E pyetur nga BBC në tapetin e kuq të ’02 Silver Clef Awards’, Dua konfirmoi se albumi i saj i dytë është gati të dalë shumë shpejt. Ajo ndërkohë po punon edhe për kolonën zanore të filmit “James Bond 25”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri