Dua Lipa gjithmonë ka folur me krenari për origjinën e saj shqiptare. Pavarësisht se jeton në Britani dhe po zhvillon karrierën e saj si këngëtare në tregun muzikor ndërkombëtar, Dua nuk harron të kujtojë rrënjët nga vjen.


Në një video në rrjetet sociale, ylli i popit publikoi një hartë të Ilirisë.


Në hartën në fjalë shihej edhe Dardania e dikurshme.


Këngëtarja në muajin gusht pritet të mbërrijë në festivalin Sunny Hill si spektatore, ndërsa bëri të mundur ardhjen e këngëtares Miley Cyrus dhe Dj Calvin Harris në festival për të promovuar ndërkombëtarisht Kosovën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb