SHBA

Dua Lipa është ndarë nga partneri i saj Isaac Carew. Dyshja ishte pajtuar vetëm 18 muaj më parë, por burime për “The Sun” bëjnë me dije se çifti është ndarë sërish pas “përpjekjeve të shumta për të qenë afër njëri-tjetrit”.

23-vjeçarja dhe partneri i saj 33-vjeçar thuhet se janë ndarë në mënyrë sekrete dhe pa bujë, por lajmi ka arritur tek mediat. Burime për ‘The Sun’ janë shprehur se dy të dashuruarit u ndanë për shkak të problemeve që ka shkaktuar axhenda e ngjeshur e secilit dhe largësia.

“Dua dhe Isaac u përpoqën me të vërtetë që të takoheshin me njëri-tjetrin që kur u rikthyen së bashku. Ata donin t’i bënin gjërat të funksiononin dhe gjërat ishin shumë mirë mes tyre për një farë kohe, por ajo sa vjen edhe po bëhet shumë e zënë me punë dhe karrierën muzikore”-ka thënë një burim për The Sun.

Në qershor të vitit të kaluar, Isaac ishte fotografuar me një femër misterioze duke kërcyer në një klub nate në Londër, ndërsa kënga hit e Duas “One Kiss” ishte në sfond. Nuk dihet ende nëse ka shanse për ribashkim, por fansat janë në pritje për të rejat.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb