KOSOVË

Mbrëmë ishte nata e dytë e festivalit ‘Sunny Hill Festival’, i cili u mbajt në Parkun e Gërmisë, në Kosovë. Në këtë festival ishte e pranishme këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e cila zgjodhi të kërcente nën ritmet e Valles së Rugovës, por pa harruar të mbajë mbi supe edhe flamurin kombëtar.

Për këtë veprim, por jo vetëm, ishin të shumta reagimet dhe falënderimet në adresë të Dua Lipës. Kështu ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka përshëndetur veprimin e këngëtares duke shtuar  se ajo po promovon fuqishëm Kosovën dhe të gjithë kombin shqiptar.

“Faleminderit Dua Lipa për promovimin e madh që i bënë Kosovës dhe kombit tënd! ?? ?? ?”-shkruan Pacolli në Facebook.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: