SHBA – Dua Lipa së fundmi është duke shijuar suksesin e hitit të saj më të ri “Electricity”. Mesa duket për të festuar për këtë sukses këngëtarja me origjinë shqiptare ka udhetuar drejt shtetit të Nevadës në SHBA së bashku me të dashurin e saj modelin Isaac Careë për disa pushime të shkurtra.

Mbrëmjen e djeshme ajo nuk është parë në shoqërinë e të dashurit të saj por është fotografuar në krah të disa prej artisteve më të famshme në botë. E para që postoi një foto në Instagram ishte Jennifer Lopez ku shkruante “Mbrëmje qefi”.

Ajo shfaqet shfaqet duke pozuar me Duan, aktoren e famshme Sofia Vergara, këngëtaren e hiteve latine Becky G dhe artisten e njohur Jessica Alba. Sigurisht që në foto duket dhe partneri i pandashëm i JLO, Alex Rodriguez, por ajo që na bën përshtypje ne është prania e këngëtares shqiptare nën shoqërinë e tyre.

Njëra nga mundësitë është që të gjithë të jenë mbledhur në shfaqjen muzikore që Lopez jep në qytetin e Las Vegas-it, pjesë e shtetit të Nevadas ku Dua po kalon pushimet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb