SHBA

Pak javë më parë më parë mediat rozë raportuan se Dua Lipa dhe Isaac Carew i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Përveç kësaj përflitet se Dua po del me vëllain e vogël të motrave Hadid, modelin Anwar Hadid.

Shkak u bënë disa foto të këngëtares teksa festonte ditëlindjen e Anwar-it në Los Angeles fundjavën e kaluar. Burime të ndryshme thonë për tabloidin britanik, The Sun, se Dua dhe modeli po kalojnë shumë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Ajo ka qenë në Los Angeles që prej ndarjes nga Isaac dhe po kalon shumë kohë me Anwar, me të cilin ka shumë gjëra të përbashkëta.
Momentalisht, asnjë prej të dyve si Isaac  si këngëtarja me origjinë shqiptare nuk ka reaguar në lidhje me ndarjen e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb