Dua Lipa ka ofruar një moment emocionues gjatë koncertit të saj të fundit, duke rikthyer kujtime nga vitet e saj të para si artiste dhe shprehur mirënjohjen ndaj një prej mësuesve të saj më të rëndësishëm. Gjatë programit në ITV, i cili u transmetua të dielën, ajo u bashkua me Ray-n, mësuesin e saj në “Sylvia Young Theatre School”, ku kishte studiuar kur ishte më e re.

Momentin e surprizës, Dua e filloi duke i thënë Ray-t, ndërsa ai po jepte një intervistë për programin, se:

Më ndihmove shumë me vetëbesimin tim dhe bëre një ndryshim të madh në jetën time.

Këto fjalë emocionuan thellë Ray-n, i cili nuk mundi të ndalonte lotët, duke kuptuar se artistja që dikur kishte mësuar, tani ishte një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop.

Dua Lipa, e cila ka studiuar në këtë shkollë prestigjoze gjatë fundjavave kur ishte fëmijë dhe më pas u rikthye pas provimeve të A-Level, ka ndarë shpesh historinë e saj të suksesit, dhe për të, shkolla ka pasur një ndikim të madh. Ajo ka qenë pjesë e një grupi artistësh të njohur që kanë dalë nga kjo shkollë, si Amy Winehouse, Rita Ora, Tom Fletcher dhe Gemma Collins.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: