Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në takimin e 100 qendrave kombëtare të mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë ka vënë theksin te mikpritja, si një vlerë e shqiptarëve, duke thënë se kjo është në fakt një vlerë e panegociueshme.

“Paragrafi ynë është që shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe të ftuarit, dhe nëse nuk vjen Zoti i ftuari është vetë Zoti. Kështu që ju jeni “Perëndi”, derisa të merrni avionin për të ikur”, ka thënë Rama.


Më tej, ai ka zbuluar bisedën me një person shumë të rëndësishëm nga një shtet anëtar i BE, i cili kishte kërkuar të shoqërohej me roje, që kanë kallashnikovë, dhe makina të blinduara, kur të dilte nga ambienti i VIP-ave, nga aeroporti i Tiranës për të mbërritur në kryeqytet.


Por, tha Rama, “Të nesërmen në mëngjes erdhi të më takonte dhe fjalia e parë që më tha ishte “Z. kryeministër dua t’iu kërkoj ndjesë, sepse kam udhëtuar në shumë vende dhe asnjëherë nuk kam përjetuar një hendek kaq të madh nga ajo që prisja dhe nga ajo që pashë në të vërtetë. Është një vend krejt ndryshme nga ai që prisja”.


Pjesë nga fjala e Ramës:

Para se të vija këtu ndoqa fjalën që më kishin përgatitur ekspertët dhe m’u duk tmerrësisht e mërzitshme. Por, më duhet të falënderoj nga zemra kryetaren, pasi ajo e hapi fjalën me komentet e duhura dhe më dha frymëzimin për të ikur nga fjalimi që më ishte shkruar dhe ta filloja fjalën time me ushqimin dhe me verën, pasi ën shtëpinë tonë mikpritja është vlera më e panegociueshme që kemi. Ju falënderoj që jeni këtu, edhe pse gjatë kohës që ishte planifikuar konferenca, ju nuk e dinit, që në një moment shumë të rëndësishëm për vendin tonë, teksa miqtë tanë po luftonin për një vendim në Bruksel.

Para pak kohësh, më erdhi një mesazh nga personi që është përgjegjës për pjesën ku kalojnë VIP-at në aeroportin e Rinasit dhe më tha “është një çështje e rëndësishme, duhet të flasim”. E kapa telefonin dhe dëgjova që do të vinte një person shumë i rëndësishëm nga një shtet anëtar i BE me shumë gazetarë dhe nuk pranonte të dilte nga ambienti i VIP-ave për të ardhur në Tiranë. Dhe thashë si ka mundësi.

Përgjigja ishte: Ky person do që të shoqërohet me roje, që kanë armë të vërteta dhe që i gjithë shoqërimi të ketë makina të blinduara.
I thashë: Shërbimi ynë është i blinduar.
Ai: Po, por tha ai nuk do pistoleta, do kallashnikovë.

Dhe i thashë: Nuk e ofrojmë këtë shërbim, le të kthehet nga ka ardhur. Dhe pas 45 minutash gjithë ai shërbim u arrit dhe personi erdhi në Tiranë. Të nesërmen në mëngjes erdhi të më takonte dhe fjalia e parë që më tha ishte “Z. kryeministër dua t’iu kërkoj ndjesë, sepse kam udhëtuar në shumë vende dhe asnjëherë nuk kam përjetuar një hendek kaq të madh nga ajo që prisja dhe nga ajo që pashë në të vërtetë. Është një vend krejt ndryshme nga ai që prisja.

Kështu që shumë prej jush që erdhët në Tiranë ndoshta e kishit imagjinuar krejt ndryshe Shqipërinë, ndoshta kishit pikëpyetje e dyshime. Shumë prej jush keni menduar se do merrnin peng në aeroport ose do iu vidhnin rrugës për në Tiranë. Por, thjesht një këshillë, i vetmi vend ose e vetmja mënyrë se si mund të të vjedhin në Tiranë është vetëm në faturat e hoteleve ndërkombëtare dhe kjo është vërtet serioze. QË prej vitit 1991, pas ndryshimeve në Shqipëri, që cilësohej si Koreja e Veriut e Evropës, në aeroport kishte një berber që priste mjekrën, ose priste flokët e anëtarëve të marksistëve-leninistë.

Pra, Carl Maksi vetë nuk mund të hynte në Shqipëri pa prerë flokët. QË prej vitit 1991 e hapëm Shqipërinë, patë momente shumë të vështira, kriza shumë të thella, rëniet e skemave piramidale, vendi u dogj dhe mbetën mijëra viktima, por asnjëherë nuk u prek asnjë i huaj i vetëm. Paragrafi ynë është që shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe të ftuarit, dhe nëse nuk vjen Zoti i ftuari është vetë Zoti. Kështu që ju jeni “Perëndi”, derisa të merrni avionin për të ikur. E vetmja gjë që dëshiroj t’iu them kujdes me celularin, në faturat e telefonisë.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb