Të tjera detaje dalin në dritë nga atentati ndaj ish-presidentit Trump ditën e shtunë. Trump mund në një video duke thënë: “Dua të marr këpucët e mia”. Ai shpjegoi për New York Post se agjentët që e mbronin, pasi ndodhi sulmi e ‘goditën’ aq fort sa i ranë këpucët. Trump gjithashtu përgëzoi personelin e Shërbimit Sekret për veprimet e tyre dhe i lavdëroi ata që qëlluan personin e armatosur.

Sakaq, në një moment një nga agjentët e sigurisë, qetëson Trump duke shtuar se; “Ta marr unë këpucën, por duhet të ikim” dhe e këshillon të mbajë kokën ulur, ndërsa njëkohësisht tentonin ta mbanin të “mbuluar”. Ish-presidenti nuk ndalet me kaq, por në ato çaste kritike i kërkon agjentëve të mos e largojnë menjëherë nga podiumi (wait, wait, wait: “prisni”, dëgjohet Trump) dhe duke u shtyrë me truprojat, nxjerr grushtin dhe i drejtohet turmës disa herë me fjalët: Luftoni (fight) dhe i siguroi ata se ishte në gjendje të mirë dhe po largohej me këmbët e veta. Në faqen e djathtë Trump ishte i gjakosur pasi plumbi i 20-vjeçarit Thomas Matthew Crooks i preku veshin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb