Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, ka njoftuar se do të largohet nga detyra, pasi presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump tha se donte ta zëvendësonte atë me Kash Patel.
Vendimi për të dhënë dorëheqjen nuk ishte “i lehtë”, tha Wray, duke shtuar se ai zgjodhi ta bënte këtë për të “shmangur zvarritjen e byrosë më thellë në grindje” dhe “të mbajë fokusin në misionin e përbashkët”.
Trump emëroi Wray në vitin 2017, pasi shkarkoi drejtorin e atëhershëm James Comey për skandalin “Russiagate”.
Dorëheqja e Wray vjen dy ditë pasi senatori Chuck Grassley, një republikan i Iowa-s, shkroi një letër prej 11 faqesh duke e akuzuar atë për keqmenaxhim dhe “dështim për të marrë kontrollin e FBI”.
Në fillim të këtij muaji, Trump – i zgjedhur për një mandat të dytë në nëntor – emëroi Patelin për të kryesuar byronë në administratën e ardhshme. Demokratët e kanë kundërshtuar masën, duke argumentuar se Wray kishte ende disa vite në mandatin e tij.